Femrat do të konkurrojnë për medalje në disiplinën e sllallomit gjigand (ski alpine) dhe në short track - në stafetën 3000 metra.

Kurse sportistët meshkuj do të masin forcat në krosin e snowboard-it, në vrapimin e shpejtë me patina në distancën 10.000 metra, në dygarëshin me ski (ndryshe garë e kombinuar nordike) dhe freestyle. Gjithashtu është planifikuar mass start-i në biatlon për meshkuj, i cili është shtyrë tashmë disa herë për shkak të motit të keq.