Në këto momente protestuesit thyen kordonin e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Atje janë dërguar tashmë ushtarakët e Forcave Speciale "Berkut". Dëgjohen shpërthime të petardave e fishekzjarreve, në punë janë vënë shkopinjtë e gomës.

Protestuesit hynë në automobilin, i cili kishte bllokuar kalimin për në vendndodhjen e godinave të qeverisë, e ndezën atë dhe e spostuan më larg, duke hapur me këtë rrugën. Megjithatë në rrugën e sipërpërmendur mbeten edhe dy automjete të tjera.

Protestuesit gradualisht po shtrihen përtej gardhit, të vendosur nga policia, dhe po përpiqen të zhbllokojnë rrugën me emër të Grushevskit.


Live streaming video by Ustream