"Ushtarakët e Forcave Speciale "Berkut" nga çatitë e ndërtesave të rrugës "Shelkoviçnaja" hedhin granata tymuese mbi turmën e protestuesve!" - njofton dëshmitari okular Aleksandër Aronjec.

Deputeti Oleg Carjov thotë: "Në rrugën "Shelkoviçnaja" po zhvillohen përleshje. Pesë policë me lëndime serioze janë sjellë në komitetin tonë. Sipas fjalëve të tyre, protestuesit paqësorë përdorin kundër policëve gurë, çekiçë, sëpata".

Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë nga parlamenti kthimin e menjëhershëm në veprim të Kushtetutës së vitit 2004, por autoritetet nuk janë të gatshme për ta bërë këtë.

Ligjvënësit e opozitës vazhdojnë të mbajnë të bllokuar tribunën e parlamentit.