E regjistruan praninë e këtij përbindëshi sensorët e aparatit Clavecin. Fillimisht shkencëtarët menduan se aparati pikasi ndonjë tufë organizmash shumë të vogla, por pak më vonë ata kuptuan se kjo ishte një krijesë, vetëm se me përmasa gjigande. Ndërsa pastaj ndodhi një diçka krejtësisht e papritur - përbindëshi sulmoi aparatin dhe filloi ta shkundë e ta lëkundë fort atë, njofton Doktori i Shkencave Teknike Leonid Naumov.

Kur Clavecin-in e ngritëm nga thellësia e ujërave pamë se sipërfaqja e tij ishte vende-vende e shtypur dhe me gjurmë të thella gërvishtjesh. Shkencëtarët iu drejtuan për ndihmë specialistëve biologë të oqeanit, por as ata nuk qenë në gjendje për ta klasifikuar këtë krijesë.