Një vlerësim i tillë kaq i lartë është veçanërisht i rëndësishëm për rusët, pasi në nëntor të vitit 2013 Komisioni Disiplinor i Agjencisë Botërore Antidoping e ka gjetur Qendrën Antidoping të Moskës, filial i së cilës është Laboratori i Soçit, jo aq sa duhet të besueshme dhe rekomandoi tërheqjen e licencës asaj.

"U ndërmorrën përpjekje të mëdha, ndër të tjera edhe nga ana e specialistëve të Moskës, për të siguruar të gjitha kushtet e domosdoshme për një punë të suksesshme në Lojrat Olimpike 2014. Laboratori i Soçit gjatë zhvillimit të Olimpiadës po punon në mënyrë të përkryer", - tha Richard Budgett.