Instruksionet për krijimin e makinave në fjalë janë paraqitur në artikullin e publikuar në revistën "Science".

Shkencëtarët i kanë krijuar robotët - "ndërtues" bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë studimit të sjelljes së termiteve, teknikave dhe marifeteve të tyre të ndërtimit. Sipas fjalëve të shkencëtarëve, tipar kryesor i këtyre insekteve është aftësia për të përcjellë informacionin dhe për të koordinuar punën në mënyrë indirekte, përmes veçorive të relievit të terrenit, strukturat e bëra "me duart e veta" dhe sinjalet kimike.