Shpresat e ekipit përfaqësues të Rusisë në këtë ditë janë të lidhura kryesisht me skeletonistin Aleksandër Tretiakov (Alexandr Tretiakov). Pas dy përpjekjeve ai kryeson garën duke parakaluar sportistin nga Letonia Martins Dukurs me 0.56 sekonda.

Dhe, natyrisht, e gjithë vëmendja e tifozëve do të përqendrohet në ndeshjen e hokejit. Sot ekipi përfaqësues rus do të takohet me ekipin kombëtar të SHBA-së. Kjo ndeshje, me probabilitet të madh, do të ndiqet në stadiumin e akullt nga Vladimir Putin. Për këtë Presidenti rus u shpreh gjatë vizitës së bërë në Shtëpinë amerikane në Parkun Olimpik.