Shefja e qeverisë gjermane në javët e fundit ka folur në mënyrë të përsëritur në telefon me Presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç, duke e paralajmëruar atë kundër përdorimit të forcës ndaj demonstruesve.

Ndërkohë, të gjithë 234 pjesëmarrësit e trazirave masive në Ukrainë janë liruar nga arresti në kuadër të ligjit për amnistinë të miratuar më 2 shkurt, njoftuan në selinë e opozitës ukrainase.