Të parët do ta fillojnë luftën për medalje meshkujt në garat me ski 15 km në stil klasik. Do të konkurrojnë për vende në piedestalin e nderit të Olimpiadës skiatorët në garën e super-kombinuar. Do të zhvillohet gjithashtu gara individuale e biatlonisteve në distancë 15 km. Përveç kësaj, në pistën e akullt spektatorët e shumtë do të ndjekin konkurrencën e fazës përfundimtare të patinazhit artistik mbi akull për meshkuj. Në disiplinën e skeletonit për medalje do të konkurrojnë femrat. Gjithashtu, femrat do të masin forcat mes tyre në disiplinën e akrobacisë me ski.

Rusia aktualisht renditet në vendin e 7-të në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Në vendin e parë kryeson ekipi përfaqësues i Gjermanisë.