Vetëm në 3 ditët e fundit bomba artizanale janë gjetur në pikat e rekrutimit të vullnetarëve për në forcat e armatosura britanike.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, dy nga shtatë banderolat postare me bomba ishin dërguar nga Irlanda, ndërsa 5 të tjerat kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Përfaqësuesi zyrtar i Kryeministrit britanik David Cameron ka deklaruar se bombat në fjalë janë të ngjashme me ato të përdorura prej terroristëve që kundërshtojnë procesin e paqes në Irlandën e Veriut.