"Ne duam të jetojmë në Soçi dhe ta hapim pikërisht këtu shkollën tonë", - u tregoi gazetarëve Maksim Tranjkov.

Sportistët vunë në dukje po ashtu se, si çift, ata kanë ndërmend të marrin pjesë, si minimum, në turneun ekipor të Lojrave Olimpike të vitit 2018.

Duke folur për tërheqjen e patinatorit Evgeni Plushenko nga konkurrenca individuale sportive midis patinatorëve meshkuj, Maksim Tranjkov tha: "Zhenja (shkurtim i emrit Evgeni) e bëri punën e tij 150%. Ai arriti të marrë 19 pikë, çka i lejoi Rusisë për të fituar në kampionatin ekipor".