"Në negociatat për këtë çështje, më në fund, u arrit një farë progresi," - tha Ministri Steinmeier në një intervistë të publikuar sot nga gazeta ruse "Kommersant".

Sipas fjalëve të Frank-Walter Steinmeier, tani ne do të duhet të krijojmë sa më shpejtë të jetë e mundur parakushtet e nevojshme ligjore dhe teknike për anulimin e regjimit të vizave.