Përmbajtja grimcave të ceziumit në mostrat e ujërave nëntokësore, të marra nga pusi i ri në afërsi të ndërtesës së reaktorit të dytë bërthamor, tejkalon në disa mijëra herë normat e lejueshme.

Specialistët e TEPCO nuk arritën dot të zgjidhin plotësisht problemin e rrjedhjeve të ujit radioaktiv në centralin bërthamor, ndërsa jo shumë kohë më parë u bë e ditur se shumica matjeve të nivelit të rrezatimit të ujërave që rrjedhin nga centrali bërthamor dolën të nënvlerësuara në qindra herë. Kompania operatore e tij TEPCO e ka shpjeguar këtë fakt me mosfunksionimin normal të pajisjes matëse.