Nëna e patinatorit iu drejtua për ndihmë Presidentit të Filipineve, por kërkesa e saj mbeti pa përgjigje.

Michael Christian Martinez 17-vjeçar është sportisti i parë filipinas, që nga viti 1992, që merr pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore. Sezonin e kaluar ai zuri vendin e 16-të në turneun e "Katër kontinenteve" (në të përfshihen patinatorët e të gjitha vendeve, me përjashtim të atyre të Evropës), ndërsa në Kampionatin Botëror të Juniorëve ai u pozicionua në vendin e pestë.