Në listat e Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë është regjistruar një shifër e tillë shitjesh.

Sipas njoftimit të kompanisë Official Charts Company, e cila merret me llogaritjen e shitjeve të albumeve muzikore (CD), aktualisht përmbledhjen e hiteve të "The Queen" e ka blerë çdo familje e tretë në Britaninë e Madhe.

Në vendin e dytë, në rejtingun e publikuar më 11 shkurt, është pozicionuar albumi me përmbledhjen e hiteve më popullore të grupit "ABBA" i vitit 1981 (5.1 milionë kopje). Kurse vendin e tretë e zë albumi i "The Beatles" i vitit 1967"Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band" (gjithashtu me 5.1 milionë ekzemplarë).