Sipas fjalëve të Ministrit të Mbrojtjes të Indonezisë, Purnomo Yusgiantoro, vendimi përfundimtar për blerjen e "Su-35" nuk është marrë ende.

Në fund të shtatorit të vitit 2013 komanda e Forcave Ushtarake Ajrore të Indonezisë deklaroi se aty nga viti 2024 ka ndërmend të formojë 8 skuadrilje me aeroplanë gjuajtës të markës "Su" (russ. "Су") me nga 16 avionë secila.

Aktualisht në armatimet e ushtrisë së Indonezisë janë përfshirë 16 gjuajtës të modelit "Su-27SK/SKM" (russ. "Су-27СК/СКМ") dhe "Su-30MK/MK2" (russ. "Су-30МК/МК2").