Një nga përfituesit e ryshfetit ishte Sergio De Gregorio, i cili përfaqësonte partinë "Italia e Vlerave" në parlament. Ai pranoi se ka marrë nga Berlusconi 3 milionë € për daljen e tij nga koalicioni i qendrës së majtë të Prodi.

Për pasojë Prodi humbi mbështetjen e shumicës në parlament, çka çoi në krizë qeveritare dhe zgjedhje të parakohshme në pranverën e vitit 2008, si rezultat i të cilave Silvio Berlusconi u bë kryeministër.