"Stadiumi në ceremoninë e hapjes ishte i mbushur plot e përplot, nuk kishte asnjë vend bosh. Ndërsa ne presim një interes akoma dhe më të madh ndaj ceremonisë së mbylljes. Ne kemi përgatitur madje dhe një shfaqje sekrete", - njoftoi Kreu i Komitetit Organizativ "Soçi-2014" Dimitri Çernishenko (Dmitry Chernyshenko).
Të premten, më 7 shkurt, spektatorë të ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi u bënë 40.000 vizitorë në stadiumin "Fisht" dhe tre miliardë teleshikues në mbarë botën.