Putin u takua gjithashtu me udhëheqësit e Kinës, Taxhikistanit, Holandës, Turqisë, të cilët erdhën në Soçi për pjesëmarrje në ceremoninë e hapjes së Lojrave të XXII Olimpike Dimërore. Ndërsa gjatë pritjes "në këmbë" ai bisedoi me më shumë se gjysmën e 44 udhëheqësve të vendeve të ndryshme që mbërritën në kryeqytetin e Lojrave Olimpike Dimërore 2014.

Të shtunën bashkëbisedues të Putinit do të bëhen Kryeministri i Japonisë dhe Kryetari i shtetit të Kirgistanit.