"Sigurisht që ka edhe njerëz të tillë, të cilët në mënyrë qëllimsynuese dhe profesionalisht janë të angazhuar në luftën kundër Rusisë. Por ne shpresojmë që njerëzit, që e duan vendin tonë, ta trajtojnë atë me dashamirësi - dhe këta janë shumë më tepër se të parët", - iu përgjigj Putin pyetjes që iu drejtua atij rreth kritikave të mundshme të mediave në adresë të Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare e kanë quajtur tashmë ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi një "spektakël fantastik".