Në prag mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit Sarajevë. Protestuesit hodhën gurë mbi efektivët e policisë, i vunë flakën pallatit presidencial si dhe makinave e shtëpive.

Policia përdori kundër demonstruesve gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji.

Protestat po vazhdojnë në vend që prej disa ditësh për shkak të pakënaqësisë së popullsisë me politikat ekonomike, korrupsionin dhe papunësinë në vend.