Para hapjes së Lojrave Olimpike do të mbahet një pritje zyrtare në emër të Presidentit rus për nder të personaliteteve të larta që do të vizitojnë Olimpiadën. Është raportuar se gjatë ditës janë të mundshme biseda të Vladimir Putin me homologët e huaj. Me probabilitet të madh bashkëbisedues i Kryetarit të shtetit rus do të jetë Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç (Viktor Yanukovych).

Në mesin e atyre, me të cilët tashmë janë konfirmuar takime të ndara, figurojnë Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministri i Holandës Mark Rutte.