Sportistët ngrihen mu në mes të stadiumit me një konstruksion të posaçëm të teknologjisë së lartë. Spektatorët shikojnë projektimin e rruzullit tokësor me konturet e secilit vend pjesëmarrës në të. Sapo folësi nis të artikulojë emrin e shtetit përkatës, planeti në sfondin e natës fillon të rrotullohet dhe në sipërfaqen e tij ndizen konturet e kushtëzuara të këtij vendi. Në paradën e kombeve marrin pjesë 3.500 sportistë nga 88 vende të botës.

Tema kryesore e shfaqjes do të jetë demonstrimi i historisë së Rusisë nëpërmjet ëndrrave të një vajzë të vogël. Ceremonia e hapjes do të përbëhet gjithsej nga 13 etapa.