Përveç kësaj, është raportuar se për herë të parë në historinë e zhvillimit të ceremonive të Lojrave Olimpike u ndryshua marshimi tradicional i atletëve gjatë paradës së kombeve. Sportistët do të ngjiten në skenë me anë të një konstruksioni 48 metra të lartë, të vendosur mu në qendër të stadiumit.

Spektakli në nder të hapjes së Lojrave do të jetë më i avancuari teknologjikisht në gjithë historinë e zhvillimit të evenimenteve të tilla. Në fund të ceremonisë solemne shikuesit i presin 3500 breshëri fishekzjarresh shumëngjyrëshe.