Sipas të dhënave të botimit, fjalë bëhet për infermieren e Jaruzelskit, e cila është 40 vjet më e re se ai.

"Ne kemi 53 vjet martesë! Mes nesh nuk ka patur kurrë ndonjë gjë të tillë. Kjo grua ju ngjit burrit tim si rrodhe, duke i ardhur rrotull gjatë gjithë kohës atij. Unë nuk dua që ajo të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë tonë. Në qoftë se ajo do të mbetet në shtëpinë tonë, atëhere do të largohem unë prej andej", - u tha gazetarëve Barbara Jaruzelska.