"Kjo është ndoshta vjedhja në shkallë më të gjerë e të dhënave të inteligjencës që ka shkaktuar dëmin më të madh në gjithë historinë e aktivitetit të shërbimeve të fshehta", - tha ai në takimin e Komitetit për Inteligjencën pranë Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Sipas fjalëve të tij, më pak se 10% e informacionit të klasifikuar të mbledhur nga Snowden i përket programeve të mbikëqyrjes të shërbimeve të fshehta të SHBA-së, ndërsa të gjitha të dhënat e tjera të përvetësuara prej tij kanë të bëjnë me aktivitetet e inteligjencës ushtarake të SHBA-së.