Kjo dispozitë është e përfshirë në projekt-ligjin e ri të miratuar nga kongresmenët të martën. Presidenti Barack Obama ka ndërmend ta nënshkruajë ligjin në fjalë. Në këtë mënyrë u arrit një kompromis i rrallë ndër-partiak në Uashington.

Reduktimi i programeve të ndihmës ushqimore për të varfërit do të thotë se rreth 85.000 familje në nevojë do të vazhdojnë të marrin secila pothuajse 90 $ më pak në muaj.

Autoritetet shpresojnë të kursejnë në këtë mënyrë më shumë se 16.6 miliardë $ gjatë 10 viteve të ardhshme.