Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në kohën e vizitimit të Fshatit Olimpik, ai tha se gjatë zhvillimit të Lojrave Olimpike do të veprojë "shtabi operativ, në të cilin në bazë 24-orëshe do të ndodhen përfaqësuesit e shërbimeve speciale" nga vende të tjera.

Putin kujtoi disa raste tragjike të viteve të fundit: "Në Shtetet e Bashkuara gjatë maratonës u vranë njerëz, në kohën e zhvillimit të "G-8" ndodhën sulmet terroriste në metronë e Londrës". Ai theksoi se çështjet e sigurisë dalin gjithmonë në plan të parë gjatë zhvillimit të aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare.