"Nuk duhet shpresuar që Evropa të përgatisë ndofarë burimesh të mëdha financiare për Ukrainën", - tha Kryetari i qeverisë polake. "Gjëja kryesore është që si autoritetet, ashtu dhe opozita të kuptojnë qartë se përshkallëzimi i konfliktit dhe anarkia në jetën politike të vendit komplikojnë fort dhënien e ndihmës së arsyeshme dhe efektive", - vuri në dukje ai.

Sipas vlerësimit të Donald Tusk, rreziku i përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë është shumë i lartë.