Në një konkluzion të tillë arritën gazetarët e Kompanisë Radio-Televizive gjermane NDR dhe gazetës "Süddeutsche Zeitung" pas përfundimit të hetimit të vet.
Sipas të dhënave të tyre, shkas për vendosjen e mbikëqyrjes ndaj ish-Kancelarit u bë qëndrimi i tij i ashpër në lidhje me intervencionin amerikan në Irak. Sipas fjalëve të vetë Schröder, deri në kohën e demaskimeve publike të Edward Snowden ai nuk kishte asnjë ide në lidhje me përmasat globale të spiunazhit elektronik të NSA-së.
Në vjeshtë të vitit të kaluar mediat njoftuan mbi faktin e përgjimit prej Agjencisë Amerikane për Siguri Kombëtare të telefonit të Angela Merkel.