Imazhi i Shteteve të Bashkuara, sipas mendimit të tij, është dëmtuar seriozisht nga historia me përgjimin total, pjesa më e madhe e të cilit në Gjermani ka të bëjë me funksionimin e institucioneve financiare dhe ekonomike. "Askush nuk beson se kjo është bërë në emër të demokracisë - tha Pushkov. - Pra, fjalë bëhet për spiunazh ekonomik".

Edhe një tjetër kriter themelor demokratik, i cili, sipas mendimit të evropianëve nuk përmbushet nga Shtetet e Bashkuara, është prezenca e dënimit me vdekje në këtë vend, shtoi Aleksei Pushkov.