Nga shtëpitë e banuara dhe fabrika e bukës në afërsi të vendit të ngjarjes janë evakuuar më shumë se 400 njerëz. Zjarrin po e shuajnë trenat zjarrfikës. Për likuidimin e pasojave të incidentit është ingranuar një grup i forcave të shërbimit të situatave emergjente prej më shumë se 250 vetësh dhe rreth 60 njësi teknike speciale. Në gatishmëri është vënë një helikopter "Mi-8". Vagonat e papërmbysur po i shkëpusin nga treni dhe po i largojnë në një distancë të parrezikshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ), të vdekur dhe të plagosur fatmirësisht nuk ka. Rreziku i përhapjes së zjarrit në ndërtesat e ndodhura përreth vendit të ngjarjes është eliminuar.