Shkencëtarët kanë arritur të vërtetojnë se gjyqtarët janë të prirur të dalin 20% më shpesh në favor të ekipit pritës në garat e evenimenteve sportive.

Gjithashtu, sportistëve, të cilët marrin pjesë në garat ndërkombëtare të mbajtura në vendin e tyre të lindjes, u është fiksuar një nivel i lartë testosteroni, i cili gjithashtu ka një efekt mjaft pozitiv në rezultatet e tyre.

Si rrjedhojë e këtij konkluzioni të studimit të tyre shkencëtarët britanikë kanë argumentuar se atletët rus do të marrin më shumë medalje ari në Olimpiadën në Soçi.