Ai rikujtoi se qeveria e republikës e ka shpallur tashmë "Rrymën Jugore" projekt strategjik.

Rosen Plevneliev theksoi se tubacioni i ri do të mund të mbështesë ambiciet e Sofjes për t'u bërë një nga qendrat evropiane të energjisë.

Përveç kësaj, Presidenti bullgar shprehu besimin se Olimpiada Dimërore në Soçi do të jetë "një faqe e ndritur në historinë e lëvizjes olimpike". Plevneliev do të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojrave të XXII Olimpike Dimërore më 23 shkurt në Soçi.