Përveç kësaj, burri u detyrua të kapte peshk dhe zogj me duar në mungesë të çdo mjeti tjetër. "Unë humba krejtësisht idenë e kohës dhe mund të përcaktoja vetëm nëse ishte ditë apo natë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk pashë kurrë kontinent, përreth kisha vetëm oqeanin e pafund", - tregoi 37-vjeçari Jose Salvador Alvarenga.

Peshkatari e gjeti veten në mes të oqeanit pasi u prish motori i varkë së tij. Peshkatari tjetër, i cili e shoqëronte atë, vdiq nga dobësia e madhe fizike dhe të pangrënit pas 4 muajsh.

Jose Salvador Alvarenga përfundimisht e gjetën pranë Ishujve Marshall.