Në të i nënshtrohen riciklimit mbeturinat biologjike prej katër ndërmarrjeve agrare vendore. Si rezultat i këtij përpunimi përftohen energji elektrike, ngrohje dhe plehra organike. Përpunimi realizohet me përdorimin e aktivitetit metabolik të 4 grupeve të bakterieve të rritura posaçërisht për këtë qëllim.

Zakonisht stacioni operon në mënyrë të pavarur, por Kryeministrit i dhanë mundësinë unikale për të ushqyer me dorën e vet bakteriet.

Elektrostacioni u vu në veprim në qershor të vitit 2012. Çdo ditë ai prodhon rreth 56.000 kWh energji elektrike, çka është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e më shumë se 30.000 njerëzve.