Janë përmendur në mënyrë të veçantë në raportin e publikuar ditën e hënë, dokumentin zyrtar të BE-së të destinuar për qëllim të luftimit të korrupsionit, Rumania dhe Bullgaria.

Një shqetësim serioz shkakton aktualisht situata në Itali, Greqi, Republikën Çeke, Kroaci, Poloni, Hungari dhe Sllovaki.

Siç deklaroi Komisionerja e Bashkimit Evropian për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström, dëmi financiar i shkaktuar nga korrupsioni është ekuivalent me buxhetin vjetor të Bashkimit Evropian.