"Ne sapo dërguam në mesditë shkatërruesin "Donald Cook", të pajisur me sistemin e mbrojtjes nga raketat, në Rota (Spanjë)", - tha Chuck Hagel. Sipas fjalëve të tij, në dy vitet e ardhshme me këtë anije do të bashkohen edhe tre shkatërrues (destroyers) të tjerë me sisteme të mbrojtjes antiraket për të mbrojtur Evropën. Hagel theksoi se ky hap është ndërmarrë në përgjigje të kërcënimit të raketave balistike iraniane.