Kompozitore, autore këngësh, aktore, 30-vjeçarja Katy Perry fitoi famë të madhe në vitin 2008, pas promovimit të këngës së saj "I Kissed a Girl", e cila u bë menjëherë një hit.

Valën e re të popullaritetit të Katy Perry e lidhin me suksesin e jashtëzakonshëm të këngës së saj "Dark Horse" nga albumi i katërt i regjistruar në studio "Prism". Kompozimi në fjalë këtë javë ka kryesuar Hit-Paradën amerikane Billboard 100.