"Ne nuk mund të mos na shqetësojë fakti se SHBA-ja po vazhdon të rrisë potencialin e vet të mbrojtjes antiraketë pa marrë parasysh interesat dhe preokupimet e Rusisë. Një politikë e tillë është e mbarsur me rrezikun e minimit të stabilitetit strategjik dhe mund të çojë në situatën kur Rusia do të jetë e detyruar të përdorë të drejtën e vet të tërheqjes nga Traktati i ASO", - tha ai.

Traktati i ardhshëm, tashmë i 3-të, për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO apo START), u nënshkrua mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në vitin 2010 dhe parashikon reduktimin e mëtejshëm të mbushjeve bërthamore, raketave balistike ndërkontinentale, raketave balistike të nëndetëseve dhe bombarduesve të rëndë.