Në momentet aktuale mjekët po reduktojnë gradualisht preparatet sedative, që e mbajnë Schumacher në gjendje kome artificiale, dhe monitorojnë me kujdes gjendjen e pacientit për t’u siguruar nëse po avancon apo jo procesi i shërimit të pacientit të tyre.

Shërimi i plotë i Schumacher, mendon Martyn Boutelle, do të marrë disa muaj. Truri i njeriut është një strukturë mjaft e komplikuar dhe ai me mënyra nga më të ndryshmet përpiqet të adaptohet me dëmtimet e marra. Ky proces mund të marrë një kohë të gjatë.

Disa pacientë, të zhytur në koma artificiale, gjatë periudhës së reduktimit të medikamenteve sedative nuk vijnë që nuk vijnë më në vete (nuk përmenden më, pra). Fakti, që Schumacher reagon ndaj ngacmimeve, është një shenjë shumë e mirë, thotë Martyn Boutelle. Rreziku që të mbetet në gjendje vegjetative për ish-ferraristin e famshëm është minimal.