"Unë jam veçanërisht e tronditur nga trajtimi barbar dhe torturimi i Dimitri Bullatov dhe njoftimet mbi atë se po ndërmerren përpjekje për ta arrestuar atë në shtratin e spitalit. Kjo është krejtësisht e palejueshme dhe duhet të ndalet menjëherë", - thuhet në një deklaratë të Ashton. Ajo ka ndërmend të shkojë javën e ardhshme në Kiev.

Udhëheqësi i "AutoMajdanit" Dimitri Bullatov, i cili u zhduk më 22 janar, u gjet në natën e së enjtes me shenja torturash në trup dhe u dërgua urgjentisht në spital.