Manifestim i tyre, për shembull, është përcaktimi simbolik i Vitit të Ri me një nga 12 kafshët, si dhe ngjyra simbolike e lidhur me teorinë e "pesë forcave madhore".

Vitin e ri kinez shpesh e quajnë jozyrtarisht "viti i ri hënor", sepse ai e ka prejardhjen nga kalendari lunisolar kinez. Ndërsa data e saktë e tij përcaktohet në bazë të fazave hënore. Cikli i festimeve të Vitit të Ri tradicionalisht fillon në ditën e parë të muajit të parë (kinez. 正月 zhēng-yuè) kalendarik kinez dhe përfundon me Festën e Fenerëve, e cila i bie ditës së 15 të festimeve. Në këtë kohë të Vitit të Ri shumica e kinezëve mblidhen me familjet e tyre në darkën e përvitshme të bashkimit.