Rreth 200 persona me flamujt e Sirisë dhe të Rusisë në duar përsërisin me zë të lartë sloganet "Nuk e dorëzojmë Sirinë", "Rusia është me ne".

Siç u thanë gazetarëve pjesëmarrësit e demonstratës, përfaqësuesit e komunitetit sirian nga e gjithë Evropa u mblodhën sot në Gjenevë, ku po përfundon raundi i parë i negociatave ndërsiriane, për të mbështetur zgjidhjen paqësore të konfliktit.