Breivik, i cili e ka përshkruar veten në letër si vrasës human, është i pakënaqur me faktin se atij i mohojnë të drejtën për t’u arsimuar, nuk e lejojnë të krijojë partinë e vet dhe se ai nuk ka qasje të rregullt në dush dhe në ajër të pastër. Terroristi vë në dukje se meqenëse ai i ka vrarë në mënyrë humane njerëzit, pra pa i torturuar ata, atëhere edhe ndaj tij duhet të sillen po kështu.

Gazetarët e kanalit televiziv "REN-TV" deklaruan se i kanë shkruar të parët Anders Breivik. Rreth detajeve të tjera ata premtuan të njoftojë më vonë.