"Diskutimi publik dhe ndryshimet e politikave, që pasuan veprimtarinë e Snowden, kanë kontribuar për vendosjen e një rendi botëror më paqësor dhe më të qëndrueshëm", - thuhet në letrën e parlamentarëve norvegjezë drejtuar Komitetit Nobel.

Deputetët e pranojnë se veprimet e Snowden kanë dëmtuar interesat e disa vendeve, por megjithatë këmbëngulin se si rezultat këto veprime sollën në kthimin e besimit dhe transparencës, si parimeve bazë të politikës globale të sigurisë.