"Është riafirmuar angazhimi ynë për përmbushjen e detyrimeve. Përsa i përket grafikut dhe parametrave - kjo është pikërisht ajo çështje që kërkon një diskutim suplementar me kolegët ukrainas dhe na imponon marrjen në konsideratë të riformatimit të qeverisë", - u tha ai gazetarëve pas takimit të Presidentit rus Vladimir Putin me anëtarët e qeverisë.

Moska dhe Kievi në dhjetor arritën në marrëveshje se Rusia do të blejë eurobono të Ukrainës për një shumë prej 15 miliardë $ në vitet 2013 dhe 2014. Kësti i parë i obligacioneve prej 3 miliardë dollarësh tashmë është blerë nga Rusia.