Hajdutin e arrestuan pasi ai depërtoi në një klub nate prestigjioz të Tokios dhe vodhi sendet që i përkisnin vajzave të cilat punonin atje.

"Raftet në dhomën e zhveshjes ishin për mua si një sënduk me thesar", - tregoi i arrestuari. Ai vuri në dukje se koleksiononte vetëm këpucë të përdorura dhe se këpucët e reja nga dyqanet nuk e interesojnë aspak atë. Ai parapëlqente veçanërisht të vidhte këpucë me taka të larta.