Sipas të dhënave të policisë, pronarët e instrumentit të shtrenjtë muzikor ia dhanë atë për përdorim pa afat të caktuar kohor violinës së parë të Orkestrës Simfonike, Frank Almond, i cili të hënën në mbrëmje u sulmua nga një grabitës me elektroshok. Pas kësaj ai rrëmbeu violinën, hipi në automobilin e drejtuar nga një bashkëfajtor i tij dhe u zhduk nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Violinat e Stradivari vlerësohen shumë si nga muzikantët, ashtu dhe koleksionistët. Çmimi i instrumentit të vjedhur muzikor mund të vlerësohet me "numër me shtatë shifra".