Përveç kësaj, duke folur mbi marrëdhëniet me Ukrainën Lideri rus vuri në dukje se Kievi mund të vazhdojë të ndajë vlerat evropiane dhe në të njëjtën kohë të bashkëpunojë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, kurse huatë e Moskës për Ukrainën ose ulja e çmimit të gazit nuk varen nga autoritete pushtetore konkrete.

"Kjo është e lidhur me dëshirën e mirë për të mbështetur popullin ukrainas", - tha Vladimir Putin.